Mirë se vini

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës, veprimtari themelore dhe mision të saj ka vjeljen, përpunimin, restaurimin, rregullimin, klasifikimin, sistemimin, mbrotjen e ruatjen, arkivimin si dhe dhënien në përdorim e shfrytëzim legal të lëndës arkivore, dokumenteve, fondeve e koleksioneve që paraqesin thesar të çmueshëm për të kaluaren historike e kulturore të popullit dhe shtetit të Kosovës.

Dixhitalizimi i këtij thesari kulturor e kombëtar është një process, qëllimi i të cilit fuqizon shfrytëzim racional, të shpejtë e cilësor të këtyre dokumenteve nga ana e të interesuarve, nga klientela: persona juridik e fizik dhe institucione nga brendë dhe jasht vendit, si dhe që mundëson ruajtjen afatgjatë të dokumenteve origjinale.

Përmes kësaj Faqeje zyrtare dhe këtij Programi të dixhitalizimit të lëndës arkivore jemi më afër hulumtuesëve dhe bëhemi më efikas në ofrimin e sherbimeve tona.

Njëkohësisht, ne mirëpresim kërkesat e juaja por edhe vërejtjet dhe sugjerimet eventuale.